Trajneri i Liverpool-it Jurgen Klopp tentoi ta ndryshojë rrjedhën e ndeshjes ndaj Manchester United duke e zëvendësuar Hendersonin me Shaqirin. Mirëpo, kapiteni i Liverpoolit nuk ishte aspak i kënaqur që u zëvendësua.
Ai e injoroi edhe Shaqirin edhe trajnerin, por i duartrokiti tifozët e pranishëm në “Old Trafford”.
Trajneri dhe Hendersoni filluan të debatojnë pas këtij incidenti, mirëpo sipas The Mirror, debati vazhdoi edhe në zhveshtore.
Mirepo vet trajneri Klopp, ka bërë të ditur se zënka e tij me kapitenin e klubit, Jordan Henderson, kishte ndodhur për shkak se ai kishte qenë duke biseduar me Xherdan Shaqirin dhe Hendersoni nuk e kishte pritur për t’ia dhënë dorën.
“Kur një lojtar del nga loja, duhet t’ia japësh dorën trajnerit. Por, edhe unë kisha faj sepse nuk i thashë të më priste derisa të bisedoja me Shaqirin dhe pastaj Hendersoni u largua. Por, asgjë nuk ndodhi pas ndeshjes.Biseduam për lojën dhe për mundësitë që i patëm, gjërat që i bëmë dhe pastaj shkuam në shtëpi. Sa i përket situatës, ishte vetëm një keqkuptim. Kjo është e qartë”, ka thene Klopp.