Arbër Zeneli është jashtë fushave që nga 7 qershori, kur u lëndua në ndeshjen kualifikuese kundër Malit të Zi në Podgoricë.
Ylli i Reims është duke u rikuperuar dhe shumë shpejtë do të filloj të stërvitet me skuadrën e tij. Zeneli aktualisht është golashënuesi i dytë më i mirë i Kombëtares së Kosovës pas Vedat Muriqit.
Arbëri pritet të jetë 100% në ndeshjet e Play-offit të Ligës së Kombeve kundër Maqedonisë dhe në rast fitoreje me fituesin e ndeshjes Bjellorusi – Gjeorgji.
Ndeshjet zhvillohen me 26 dhe 30 mars dhe Kosova do të jetë mysafir në të dyja rastet.