Zeka ka thenë se është në dijeni që AKP-ja është duke i përgatitur procedurat për privatizim të stacionit të autobusëve, ndonëse sipas një vendimi të vitit 2007 të Qeverisë së Kosovës, këto prona duhet të barten në menaxhim të komunave.
Ai dhe anëtarët tjerë të KPF-së janë shprehur të shqetësuar me këtë qasje të AKP-së, e cila dëshiron të privatizoj çdo gjë, edhe pronën publike dhe nëse kjo ndodhë, atëherë komunat do të përballen nesër me vështirësi të pa imagjineushme, ka thenë Zeka.
Komiteti u pajtua që Kuvendi Komunal të kërkoj nga AKP-ja dhe Qeveria e Kosovës që ato prona të mos shiten, sepse përbëjnë intereres publik për qytetarët e komunës së Gjilanit, përkatësisht që AKP-ja të mos shes asnjë prone publike pa u konsultuar me Komunën. /2lonline/