/Fjalimi i z. Zeka, në emër të Republikës së Kosovës, në takimin rajonal për kontrollin e armeve të vogla dhe të lehta në Evropën Juglindore që u mbajt në Podgoricë/
Izmi Zeka
Përshëndetje për te gjithë te pranishmit si dhe një falënderim i veçantë për Zyrën e Jashtme Gjermane dhe SEESAC për organizmin e kësaj ngjarjeje e cila është shumë e rëndësishme ne fushën e armeve të vogla dhe te lehta.
Paraqitja e problemit me arme te vogla në Kosovë, fillet i ka pas luftës së vitit 1998-99 dhe si pasojë ne kemi një numër të konsiderueshëm të armëve të cilat kanë mbetur në duart e qytetarëve.
Menjëherë pas luftës Kosova është administruar nga misioni i kombeve te bashkuara -UNMIK dhe gjatë kësaj kohe nuk kemi ndonjë arritje në luftimin e AVL-ve, përkundrazi gjatë kësaj kohe kemi pas stimulim të tregtisë ilegale sepse armët janë regjistruar duke mos kërkuar prejardhjen e tyre.
Pas marrjes së kësaj përgjegjësie nga UNIMIK, ne institucionet e Kosovës është filluar ne krijimin e politikave strategjike për kontrollimin e AVL-ve. Me objektivat e Strategjisë janë ndarë në tri faza aktivitetet të cilat do të luftonin këtë dukuri dhe do të ulnin numrin e AVL–ve të paligjshme në Kosovë.
Faza e parë- ka qenë krijimi i infrastrukturës ligjore- me qellim të krijimit të rregullave të tregtimit dhe posedimit të armëve. Me hyrjen ne fuqi të ligjit për armë është mundësuar tregtia legale me këtë rast kemi pas rënie të tregtimit të paligjshëm sepse tani qytetarët kanë pas mundësi të pajisen me armë në kompaniteë e licencuara nga MPB.
Faza e dytë- ka qenë zbatimi i bazës së krijuar ligjore dhe pjesëmarrja e mekanizmave dhe iniciativave rajonale për luftimin e tregtisë ilegale me AVL, dhe:
Faza e tretë- progresi i legalizimit dhe dorëzimit vullnetarë të armëve si faza e fundit në këtë proces për uljen e numrit të armëve të paligjshme. Në fushën e kontrollit të armëve të vogla dhe të lehta, Kosova gjatë 10 viteve të fundit ka arritur progres të çmueshëm është duke implementuar strategjinë dhe planin e veprimit për AVL.
Kjo Strategji bazohet në 11 fusha funksionale duke filluar nga
1. Kontrolli kufitar, 2. Baza ligjore, 3. Menagjimi i informacionit, 4. Ngritja e vetëdijes për AVL, 5. mbledhja e AVL, 6. Shkatërrimi i AVL, 7. Menagjimi i depove, 8. Zhvillimi i sigurt i shoqërisë, 9. Zhvillimi i kapaciteteve, 10. monitorimi dhe vlerësimi, 11. Lidhje me reformën e sektorit të sigurisë.
Strategjia për AVL është në harmoni të plotë me strategjitë e tjera siç janë: strategjia për monitorimin e integruar të kufirit, strategjia për siguri në bashkësi, strategjia për policimin e udhëhequr nga inteligjenca dhe siguron një përgjigje të integruar gjithashtu edhe për komunikimin në të gjitha nivelet.
Krijimi i komitetit mbikëqyrës për AVL në të cilin jam KORDINATOR NACIONAL siguron koordinimin e mëtutjeshëm në mes të ministrive të linjës dhe gjithashtu monitorimin e vazhdueshëm të progresit të arritur të aktiviteteve në planin e veprimit .
Bazuar në deklaratën e Përbashkët të 5 dhe 6 Nëntorit 2012 të mbajtur në Tiranë, për angazhimin për luftimin e trafikimit të paligjshëm të armëve dhe municionit në Ballkanin Perëndimor, Republika e Kosovës e ka prioritet implementimin e këtyre obligimeve përmes aktiviteteve të mëposhtme:
• Është krijuar një grup i punës për harmonizim te mëtejshëm të bazës ligjore me aquis (BE), dhe për momentin jemi duke punuar për të harmonizuar këtë bazë ligjore me Rregulloren e Komisionit 2015/2403 të datës 15 Dhjetor për të krijuar udhëzime të përbashkëta për standardet për çaktivizim dhe për të përdorur teknika që ky çaktivzim do të jetë i përhershëm dhe gjithashtu do të vazhdojmë punën për të harmonizuar në bazën ligjore Direktivën për armët e zjarrit 2017/853.
Kosova është vendi i parë në rajon që në përmbushje të planit të përbashkët te veprimit ne mes te vendeve te BE dhe Evropës Juglindore 2015-2019 ka themeluar, Piken Kombëtare për Arme ( FFP ) cila është vendosur në Policinë e Kosovës- ne Drejtorinë për bashkëpunim ndërkombëtar.
Pika Kombëtare e Armeve ne Kosove, do te shërbej si qendër referuese për te gjitha aktivitetet, qe ndërlidhen me armët, raportet dhe shkëmbimin e te dhënave inteligjente dhe operative, ne mes te institucioneve vendore dhe ndërkombëtare. Ne këtë pike janë integruar te dhënat nga sistemi i regjistrimit te armeve legale, sistemi i te dhënave kriminale policore dhe te dhënat nga sistemi inteligjencës Balistike.
Njëra nga detyrat kryesore qe ka Pika Kombëtare e Armeve ( FFP), është te siguroj informacione për tu kuptuar drejte kërcënimin që vjen për qytetarët e Kosovës nga armët, dhe nga përdorimi kriminal i armëve, dhe synon qe përmes zhvillimit te produkteve të inteligjencës, taktike dhe strategjike të udhëzoj organet vendimmarrëse përmes proceseve te koordinimit detyrave, ne vendosjen e burimeve operative, aty ku është e nevojshme dhe kjo te shërbej si një mundësi për të menaxhuar dhe për të zvogëluar rrezikun nga armët.
Pika Kombëtare e Armeve – FFP do te prodhoj :
• Produkte inteligjente
• Profilizim te problemit
• Profilizim te subjektit
• Vlerësim te riskut/kërcënimit
• Raporte periodike
Kosova është gjithashtu pjesë e takimeve rajonale të Komisioneve për AVL të cilat organizohen nga SEESAC, SEEFEN , është pjese e SEEFEG, dhe merr pjese në operacionet ndërkombëtare kundër trafikimit te paligjshëm te armeve, te koordinuara nga EUROPOL dhe EMPACT (JAD ditët operacionale kundër trafikimit ) dhe gjithashtu përdorë E-trace (US) dhe IArms. Në këtë drejtim Kosova kërkon të vazhdojë dhe avancojë këtë bashkëpunim në nivel rajonal dhe ndërkombëtar.
Disa nga arritjet e dukshme të Strategjisë për AVL janë:
• Zvogëlimi me 1/3 e armeve ilegale të cilat kanë qenë në posedim të qytetarëve(referenca small arms survey 2003 dhe 2014).
• Baza ligjore në harmoni me BE OSBE dhe standardet ndërkombëtare.
• Zvogëlimi i vrasjeve me armë për 70% krahasuar me 2005.
• Zvogëlimi i grabitjeve me armë për 30%. • Depot e armëve i plotësojnë kushtet sipas udhëzimeve ndërkombëtare për municionet dhe kufizimeve për eksplozivë.
• Rritja e bashkëpunimit në mes të policisë dhe prokurorisë.
• Shkatërrimi vjetor i AVL te konfiskuara (rreth 1400) çdo vit-
Gjithashtu kur jemi ne këtë pike me lejoni qe te falënderoj UNDP- në për përkrahjen teknike dhe Zyrën e jashtme Gjermane për përkrahjen e tyre të vazhdueshme e gjithashtu të kërkoj këtë përkrahje edhe për vitet tjera në këtë aktivitet.