Izmi Zeka, (zëvendësministri i Punëve të Brendshme), ka shkruar në profilin e tij se ndër ata që u flijuan dhe mbetën sinonim për breza është edhe Reshat Ymeri, djaloshi që ra në përballje në Dardani të Gjilanit me forcat serbe në janarin e vitit 1990.
Rolin e veçantë në histori e luajnë figurat qendrore të saj, ata që për kohën dinin, mundën edhe kishin guximin të shprehnin hapur vullnetin e popullit. Portretizimi i tyre shihet mbi vlerat dhe të arriturat e një kombi, mbi vlerat e ndërtuara në bazën e shtrirjes së vullnetit shpirtëror të një populli.
Ndër ata që u flijuan dhe mbetën sinonim për breza është edhe Reshat Ymeri, djaloshi që ra në përballje në Dardani të Gjilanit me forcat serbe në janarin e vitit 1990.
Miti serb po bie, ku Reshati në ballë të protestave mbinatyrshëm ra heroikisht për të mos vdekur kurrë.
28 vite ikën e dëshmori I palëkundur i qetë reflekton lirinë dhe jetën tonë. Nuk ka më shumë se jeta të jepet për atdhe.
Reshati u bë djersa dhe gjaku i shtetësisë së Kosovës.