/2L ONLINE/ – Sot mbushen 17 vite kur u rivarrosen dëshmorët e kombit në varrezat e dëshmorëve. Kjo ditë të kthen kujtesën edhe nëse dikush ka harruar se liria e sotme erdhi me mundin dhe sakrificën e qindra dëshmorëve dhe njerëzve që kontribuon për çështjen kombëtare, thotë Izmi Zeka, historian.
Zeka vlerëson se 17 shtatori I vitit 1999, është Ditë e shënuar në kalendarin e Gjilanit dhe në historinë më të re të Kosovës.
“Kjo ditë bashkon gjeneratat, amanetet, pikëpamjet historike të luftës për çlirim kombëtar. Liria pa ta do të ishte vetëm një ëndërr e mirë por assesi e realizuar. Prandaj sot më shumë se kurrë të përulemi pran veprës së tyre”, thotë historiani izmi Zeka, që aktualisht është zëvendësministër në Ministrinë për Komunitet edhe Kthim. /2L ONLINE/