Përfaqësues nga Drejtoria për Informim dhe Marrëdhënie me Publikun në nivelin qendror dhe përfaqësues nga tetë zyrat për informim të Drejtorive Rajonale të Policisë së Kosovës, realizuan një vizitë zyrtare disa ditore në Policinë e Uellsit Jugor.
Qëllimi dhe objektivat e kësaj vizite studimore ishin demonstrimi i praktikave më të mira në fushën e komunikimit dhe marrëdhënies me publikun, veçanërisht në fushat specifike si: marrëdhëniet me mediat dhe komunitetin, trajtimi dhe luftimi i keqinformimit dhe dezinformimit, komunikimi në situatë krizash, ndërtimi i marrëdhënieve të besimit me mediat dhe gazetarët si dhe menaxhimi/komunikimi me rrjetet sociale.
Gjatë kësaj vizite përveç trajnimit u realizuan edhe takime dhe vizita në njësi të ndryshme të Policisë së Uellsit Jugor të cilët lidhen me fushën e komunikimit dhe shërbimit sa më efikas ndaj qytetarit.
Policia e Kosovës falënderon Qeverinë Britaneze dhe Policinë e Uellsit Jugor të cilat mundësuan dhe përkrahen realizimin e kësaj vizite studimore e cila ishte e një rëndësie të veçantë në ngritjen e kapaciteteve strategjike të PK-së në fushën e informimit dhe komunikimit me publikun, thuhet në njoftimin e policisë. /2LONLINE/