DYLON

Ambasadori finlandez viziton shkollën teknike “Mehmet Isai”

Ambasadori finlandez viziton shkollën teknike “Mehmet Isai”
Avatar photo Redaksia

Ka një vit e më shumë që Shkolla e Mesme Teknike “Mehmet Isai” e Gjilanit, është bërë shkak i vizitave të shumta. Ajo përpos zyrtarëve komunal të Gjilanit është vizituar edhe nga organizatat e huaja, por edhe i ambasadorëve të shtetet të Evropës, të cilët janë në detyrë zyrtarë në Prishtinë.

Këtë të hëne, këtë shkollë e vizitoi edhe Ambasadori finlandez në Prishtinë, Matii Nissinen, i shoqëruar nga kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni dhe nga nënkryetarja e komunës, Leonora Morina Bunjaku.

EkoHigjiena

Kryetari i komunës së Gjilanit, Alban Hyseni së bashku me drejtoreshën e shkollës, Lumnije Tahiri dhe me stafin e shkollës, kryetarët e Aktiveve profesionale, ambasadorit finlandez gjatë shoqërimit nëpër kabinete, i treguan investimet se nga cila organizatë janë bërë, si dhe vlerën e tyre.

Ambasadori finlandez mbeti i kënaqur me realizimin e projekteve dhe gjendjen e shkollës që është tani pas investimeve që janë bërë. Ai ka shpresuar se edhe qeveria e tij në të ardhëm mund të ndihmon këtë shkollë në realizimin e ndonjë projekti.(a.b). /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.