Amir Rrahmani do të bartë fanellën me numër 13 tek ekipi tij i ri, Hellas Verona FC.
Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës u transferua për 2 milionë euro në klubin italian më 26 qershor të këtij viti nga Dinamo Zagreb.
Reprezentuesi i Kosoves mund të jetë i mirë në disa pozita, mesfushë dhe mbrojtje, por ka dëshmuar se mund të shënoj edhe gola.