Njësia e TASK FORCA -Lindje ( e përberë nga Dogana e Kosovës dhe Policia) në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e paligjshmërisë dhe kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacionale në zonën kufitare
Njësiti i lartë cekur ka kontrolluar një subjekt afarist në komunen e Ferizajit.
Gjate kontrollit në depon e subjektit është hasur në mallë ku pronari nuk ka ofruar dokumentacion për mallin në fjalë.
Malli i gjetur eshte:
• Cerada(foli) per rimorkio 27648m2 ne vlere prej 57,507.84 € dhe
• Çaj ceylon SDT 00 280kg në vlerë prej 1,223.6 €
Vlera totale e mallrave eshte 58,731.44 € kurse shmangjet nga taksat janë 17,501.96 €
Mallrat janë sekuestruar dhe derguar në terminalin doganore.
Rasti është duke u trajtuar nga njësitet e doganes së Kosovës. /2LONLINE/