DYLON

Rapuca: Ndihmat janë shpërndarë nga Komuna e Gjilanit dhe jo nga Vetëvendosje!

Rapuca: Ndihmat janë shpërndarë nga Komuna e Gjilanit dhe jo nga Vetëvendosje!
Avatar photo Redaksia

Komuna e Gjilanit ka vazhduar me shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë, ku janë shpërndarë 500 pako me ushqime dhe mjete higjienike, thotë u.d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit, Hekuran Rapuca.

Ai tha se: së fundmi, është përhapur një lajm i pavërtetë, kinse kemi shpërndarë ndihma me miell dhe vaj për qëllime politike gjatë periudhës së fushatës.

EkoHigjiena

“Sqarojmë se as kryetari i komunës dhe asnjë figurë tjetër që mund të jetë pjesë e garës politike nuk ka qenë pjesë e këtij aktiviteti. Këto ndihma janë shpërndarë nga Komuna e Gjilanit dhe jo nga Vetëvendosje”, tha Rapuca.

Më tej u.d i drejtorit shtoi se për të ilustruar vazhdimësinë dhe përkushtimin e tyre në sektorin social dhe shëndetësor, tregoi disa të dhëna konkrete për punën e realizuar ndër vite: Mbështetja për lehonat: në vitin 2023 për 436 raste ishte 56 mijë e 300 euro. Në vitin 2024 për 249 raste ishin 70 mijë e 500 euro. Gjithsej për 727 raste mbështetja ishte 126 mijë e 800 euro.

Mbështetja me barëra në vitin 2022 ishte për 770 raste në vlerë prej 85 mijë e 630 euro. Në vitin 2023 për 906 raste në vlerë prej 118 mijë e 280 euro. Ndërsa për vitin 2024 për 686 raste mbështetja ishte 86 mijë e 860 euro. Gjithsej ishin 2 mijë e 362 raste në vlerë prej 290 mijë e 770 euro.

U.d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale, Hekuran Rapuca, tregoi se ndihma momentale është 3 mijë pako ushqimore (përfshirë këto të fundit), 1 mijë e 300 pako higjienike dhe 500 pako veshmbathje.

Ajo tregoi edhe për banim, ku janë 8 shtëpi të reja të ndërtuara, 72 banesa të reja sociale (në pritje të aprovimit final), 2 objekte banimi social në renovim (vlera e projektit: 430,000 €).

U.d i drejtorit të SHMC-së, thekson se është paguar qera për banim në mbështetje të familjeve pa shtëpi. Në vitin 2022 për 57 familje në vlerë prej 59 mijë e 160 euro. Më 2023 për 52 familje në vlerë prej 54 mijë e 240 euro dhe në vitin 2024 për 50 familje në vlerë prej 52 mijë e 80 euro.

Ai tha se po ashtu është siguruar edhe material shkollor për nxënësit e familjeve në nevojë sociale:

Mbi 450 nxënës janë pajisur me çanta dhe material shkollor gjatë viteve 2023 dhe 2024.

Hekuran Rapuca, tha se po ashtu është bërë punësimi i personave me nevoja të veçanta: Janë ndarë 50 mijë euro për subvencionimin e punësimit të personave me nevoja të veçanta.

“Ka ende shumë punë dhe projekte të tjera që kemi realizuar, të cilat ndikojnë direkt ose indirekt në përmirësimin e jetës së familjeve në nevojë. Mbështetja institucionale ka qenë dhe mbetet prioriteti ynë. Lajmet e pavërteta, të qëllimshme dhe dezinformuese, nuk kalojnë”, tha u.d i drejtorit për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Gjilanit, Hekuran Rapuca, /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.