Lajmi i mirë për të gjithë ata që janë shndërruar në qerosë pa dëshirën e tyre mbërrin nga Universiteti i Manchesterit në Angli.
Studiues të këtij universiteti ishin duke punuar në gjetjen e një ilaçi për trajtimin e osteoporozës, që shkakton dobësimin e kockave.
“Në vetëm 6 ditë u rritën me dy milimetra. Ne as që e kishim menduar një gjë të tillë dhe fakti që e zbuluam, do të thotë që një ditë mund të bëjë diferencën tek njerëzit që vuajnë nga rënia e flokëve”, thotë Nathan Hawkshaw, udhëheqës i studimit.
Shkencëtarët e kanë pagëzuar ilaçin me emrin WAY-316606. Ata thonë se gjatë testimeve vunë re që flokët e pacientëve rriteshin 33 për qind më shpejt dhe më të dendur se normalisht.