Sulmuesi i Fenerbahçes, dhe i Kosoves, Vedat Muriqi pritet t’i jap fund aventurës së tij me klubin e madh nga Stambolli në afatin kalimtar veror.
Lazio është në mesin e shumë klubeve të interesuara për sulmuesin prizrenas, i cili në mes të tjerash kërkohet edhe nga Tottenhami, shkruan ‘Hurriyet’.
Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, gjithnjë sipas mediave italiane do të udhëtojë drejt Turqisë për bisedime me Muriqin.
Edhe Jose Mourinho i Tottenhamit është tejet i interesuar ta transferojë futbollistin e Kosovës, por Lazio nuk dëshiron ta humbasë këtë garë.
Pas pandemisë COVID-19, destinacioni i parë i Tares do të jetë Stambolli, ku do ta lansojë ofertën prej 20 milionë euro të Lazios.
Drejtuesit e Fenerbahçes kërkojnë 25 milionë euro për Muriqin, derisa klubi romak fillimisht do të ofrojë vetëm 20 milionë euro.