Shkencëtarët kanë krijuar aksidentalisht një enzimë që ha shishe plastike, dhe ky zbulim mund të jetë një zgjidhje për problemin global të ndotjes së plastikës.
Raportohet se hulumtimi u nxit nga një zbulim qe nga viti 2016 kur u zbulua bakteri i parë që evoluoi natyrshëm për të ngrënë plastikën në një deponi në Japoni.
Ekipi ndërkombëtar më pas ndryshoi enzimën për të parë se si është evoluar, dhe testet treguan se ata krijuan aksidentalisht një enzimë më të fortë në shkatërrimin e polietilenit terephthalate (PET), një plastikë e përdorur për shishe të pijeve të buta.
“Ajo që doli në fakt ishte se ne e përmirësuam enzimën, gjë që ishte një tronditje”, tha profesor McGeehan i Universitetit të Portsmouth, i cili drejtoi studimin duke shtuar, ‘ky është një zbulim i madh”.
Enzima kërkon disa ditë për të filluar degradimin e plastikës, por hulumtuesit janë optimistë, duke theksuar se kjo mund të përshpejtohet dhe të bëhet një proces i qëndrueshëm në shkallë të gjerë.