Policia e Kosovës, përveq luftimit të të gjitha veprave penale po ndermerr në vazhdimësi edhe operacione në parandalimin dhe luftimin e dukurive tjera negative në gjithë territorin e Republikës së Kosovës.
Në vazhdën e implementimit të Planit Operativ ” Parandalimi i kultivimit të narkotikeve dhe kontrabandës 2020” nga Drejtoria Rajonale e Policisë Kufitare (DRPK)- Perëndim, pas aktiviteteve të inqizimit me dron të terenit të dyshuar për kultivim të bimeve narkotike, është bërë vlerësimi dhe identifikimi i vendit të inqizuar.
Përderisa, sot me datë 23.09.2020, nga ora 06:00 e mëngjesit njesia e hetimeve rajonale të DRPK-Perëndim, e mbështetur edhe nga njësitet e vijës së gjelber kufitare, gjatë implementimit të Planit Operativ në terren në Koshare, konkretisht në vendin e quajtur UJZE- Rripe e vogël janë zbuluar gjashtë (6) plantacione me bimë të dyshuara narkotike si Canabis Stativa (Marihuanë), konkretisht 1270 bimë narkotike me gjatësi nga 1.50 deri ne 3 metra.
Nga vendi i ngjarjes është njoftuar prokurori kujdestar dhe njesia anti-drogë në Gjakovë, dhe me urdhër të prokurorit të gjitha bimët narkotike janë shkatërruar (djegur) në vendin e ngjarjes.
Policia e Kosovës, konkretisht Policia Kufitare e Republikës së Kosovës, është e përkushtuar në ndermarrjen e veprimeve hetimore dhe operacionale në funksion të parandalimit dhe luftimit të të gjitha dukurive negative dhe veprave penale që bien në fushëveprimin e departamentit kufitar të Policisë, dhe kryesit e këtyre veprave të sillen para organeve të drejtësisë. /2LONLINE.com/