DYLON

Policia arreston edhe dy persona të dyshuar lidhur me rastin “Karaçeva” për “kontrabandë me mallra”

Policia arreston edhe dy persona të dyshuar lidhur me rastin “Karaçeva” për “kontrabandë me mallra”
Avatar photo Redaksia

Në vazhdën e veprimeve operative të grupit hetimor në lidhje me rastin e njohur si ,,Karaçeva’’ hetuesit policor të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit të Policisë së Kosovës sot më 23.09.2020, kanë arrestuar dy persona të dyshuar të cilët në ditën e realizimit të operacionit policor nuk janë gjetur në shtëpitë e tyre.

Të dyshuarit janë arrestuar në dyshimet se; në vazhdimësi gjatë periudhës kohore 2019-2020 janë marr me veprën penale “kontrabandimin i mallrave” nga territori i Republikës së Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës, ku për pasojë i kanë shkaktuar dëme të mëdha buxhetit të shtetit.

Pas intervistimit, ndaj të dyshuarve prokurori kompetent ka shqiptuar masën e ndalimit prej 48 orësh, për procedura të mëtejme ligjore. /2LONLINE.com/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.