Zahir Ahmet Mustafa u lind më 07 maj 1917 në fshatin Sllatinë e Epërme. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes në gjuhën serbe, nga se ishin të ndaluara shkollat shqipe. Ai si i ri, duke parë vuajtjet që i sillte mbretëria jugosllave popullit shqiptar, i frymëzuar nga familja e tij me traditë kombëtare, ishte i përgatitur në çdo rast t’i shërbente atdheut.
Sami ARIFI
Ai njihte mirë serbo-çetnikët që luftonin në mënyrë sistematike, jo vetëm gjuhën, heronjtë dhe simbolet kombëtare, por që luftonin edhe ekzistencën fizike të shqiptarëve. Pra, raste të tilla kishte edhe në fshatin e lindjes së Zahirit, në Sllatinë të Epërme të Vitisë.
Meqë mbretëria jugosllave në vendbanime shqiptare, ku konsideronte se mund të ketë rezistencë apo organizime për Lëvizje Kombëtare, krijonte njësi-politiko-ushtarake-administrative (Komuna), dhe vendoste serbë me shtëpi për të përcjellë gjendjen e sigurisë, po kishte raste edhe ku i vendoste në një shtpi të shqiptarit edhe familjen serbe, në katin përdhes shqiptari, në katin e parë serbi, jo për t’i shërbyere qytetarëve (shqiptarëve), por për t’iu rënduar jetën atyre.
Pra, Sllatina e Epërme ishte komunë mbi 16 vjet para Luftës së Dytë Botërore. I tillë për keqbërje ndaj shqiptarëve ishte edhe serbo-çetniku që ishte vendosur në fshat, Vasilje Kostiqi.
Realisht, Kostiqi në vitet 20-ta të shek. XX e kishte mbytur një shqiptar të viseve të Tetovës, pikërisht beun e fshatit të Shemës të cilit ia mori tokën me dhunë, tërë pasurinë e patundshme dhe me ato para arriti në Sllatinë të Poshtme ku e detyroi Idriz Sinanin të familjes së bejlerëve (Emin Agës) t’ia shiste rreth 16 hektarë tokë, me një çmim shumë të ulët, sa deshi vetë, e ta shpërngulte për në Turqi.
Zahir Mustafa ishte në dijeni edhe për masakrat e bëra të ushtrisë së njësitit, kapiten Kaliqaninit, në fillim të prillit të vitit 1941 gjatë kapitullimit të Jugosllavisë Versajase, para vërshimeve të ushtrisë Hitleriane.
Në këto masakra të kapiten Kaliqaninit mbi shqiptarët në Mitrovicë, i kishte përjetuar edhe bashkëfshatari i tij Ahmet Zeqir Arifi, i cili gjatë shpërthimit të rrethimit të ushtrisë së kapiten Kaliqaninit së bashku me patriotin Sherif Voca, (ish-deputet i parlamentit jugosllav, përfaqësues i shqiptarëve) ranë në dyluftim si dy fatos të Shqipërisë Etnike. Pra, me ardhjen e ushtrisë hitleriane, në shumicën e trojeve shqiptare ishte krijuar Administrata Shtetërore e Mbretërisë së Shqipërisë.
Komuna e Sllatinës (Qëndresës) Viti, pra, ishte komunë edhe në kohën e Mbretërisë së Jugosllavisë, e cila administronte fshatrat: Sllatinë e Poshtme (Burim), Dardani (Tankosiq), Ramjan, Tërstenik, Komogllavë (Gurbardh), Zllatar (Zgatar), Mirosalë (Mersallë) si dhe gjysmën e Rahovicës, e më vonë, në fundin e majit të vitit 1943 në marrëveshjen e Tiranës dhe Sofjes, Sllatinës iu bashkuan edhe Goshica, Vërbani Sadovina e më vonë edhe Gërmova me rrethinë.
Komuna e Sllatinës së Epërme tashmë ishte në shërbim të qytetarëve. Ishin zgjedhur institucionet legale, Formimi i “Këshillit të Gjyqit të Paqit”, ku për Anamoravë (Moravën e Epërme) ishte caktuar kryetar Mulla Xhema, i cili ishte edhe imam i Xhamisë së fshatit Sllatinë e Epërme, po nga ky fshat, ai kishte edhe obligim për përgatitjen në mënyrë profesionale të kuadrove për Mbrojtjen Kombëtare të Kosovës për Anamoravë.
Kryetar i Komunës ishte zgjedh me vota të popullit, Adem Zenel Imeri, dhe sekretar Muhabi Halil Nuhiu, që të dy ishin vendas të fshatit. Muhabi Nuhiu ishte edhe mësues në shkollën fillore të fshatit. Ardhja e Adem Gutës solli ndryshime në administratën e komunës, sekretar ishte caktuar Engjëll Gjini, ferizajas, i cili ishte profesor i Gjeografisë në Shkollën e Lartë në Shkup.
Zahir Mustafa ishte mjaft operativ për kapjen e serbo-çetnikëve që kishin bërë gjenocid ndaj shqiptarëve. U soll në trajtim policor serbo-çetniku, Vasilje Kostiqi, kryesi i shumë veprave gjenocidale ndaj shqiptarëve, si dhe marrësi i 16 hektarëve tokë të Idriz Sinanit të familjes së bejlerëve (Emin Agës), i cili u detyrua të shpërngulej në Turqi. Adem Guta u përpoq që ta bindte Vasilje Kostiqin që të korrigjohej, duke ia kthyer tokën pronarit të ligjshëm, ose, nga pozita e qifçiut t’ia paguante pronarit legjitim të dhjetën, ndodhi edhe trajtimi policor, por Kostiqi nuk e përballoi një goditje të cilën e mori pas heshtjes provokuese ndaj kërkesës së kryetarit Adem Gutës.
Nën udhëheqjen e kryetarit Guta, së bashku me trimat e pamposhtur si, Zahir Mustafa, Mehmet Arapi, Sylejman Xhemajl Imeri, Sali Danin e Gaqkës, Ahmet Ferizin nga Komogllava, kishte edhe përkrahjen e komandantit të xhandarmërisë në Dardanë, Ramiz Begucës e shumë të tjerëve.
Pra, pas shumë hulumtimeve të gjata dhe të sakta për marrjen e informative të çetniko-komunistëve në fshatrat serbe për të çrrënjosur propagandën e tyre kundër shqiptarëve, më 6 gusht 1943 u mor një aksion shumë i vendosur në Komunën e Sllatinës (Qëndresës).
Komanda ushtarake italiane në Ferizaj informon se, më 6 gusht 1943 në Komunën e Sllatinës ishin arrestuar 108 serbë, kurse sipas komunikatës së 10 gushtit 1943 të komandës ushtarake italiane në Gjilan ishin arrestuar 107 të tjerë, gjatë arrestimit në Goshicë e në vende tjera, vullnetarët në të cilën më së shumti u mbështetën në kryetarin e Sllatinës, Ademin, që e përdori dhunën fizike ndaj serbëve, kryesisht çetnikë të dëshmuar si antishqiptarë.
Pati edhe raste të mbytjes me dru, madje midis tyre që ishin burgosur në burgun e Sllatinës, por pati edhe të vrarë, midis tyre të kapur edhe me armë dhe material propagandues me përmbajtje çetnike e komuniste.
Me dekretin e Këshillit të Ministrave të Mbretërisë Shqiptare, nën kryesinë e zv.kryeministrit, Iljaz Agushit, u dekretua për kryetar në komunën e Sllatinës, Fazli Murta i Ranadocit, me prejardhje nga Seferi i Karadakut, por meqë vendasit donin njeriun e tyre, u caktua Mulla Xhema (Xhemajl Zeqir Arifi) më 11 shtator të vitit 1943.
Mulla Xhema ishte imam i Xhamisë së Sllatinës dhe kryetar i “Gjyqit të Paqit” për Moravën e Epërme si dhe ishte një ushtarak i mirëfilltë. Në verë të vitit 1944, në mbrojtje të kufijve lindor të Kosovës, të organizuar nga kryetari i Komunës së Sllainës, Mulla Xhema, morën pjesë shumë Sllatinas, në mesin e tyre ishte Zahiri së bashku me babanë e tij, Ahmetin, pa kursyer edhe çmimin më të shtrenjtë, jetën.
Vera e vitit 1944 kaloi në luftë të vazhdueshme në mbrojtejen e Kosovës në kufijt lindor. Janë të njohura dy luftëra të rëndësishme: Lufta e Velegllavës më 28 qershor 1944, dhe lufta e Kikës më 26 korrik 1944, të cilat luftëra u kurorëzuan me fitoren e Mbretërisë së Shqipërisë, mirëpo pritej një sulm hakmarrës i Forcave Komuniste, serbo-çetnike-bullgare, prandaj u dashtë një riorganizim. Komanda e zonës së katërt e Mbrojtjes Kombëtare Kufitare (Mb.K.K) lëshoi kushtrimin për mobilizim kombëtar.
Komandat i përgjithshëm i zonës së Mb.K.K ishte Mulla Idriz Gjilani. Për komandant të regjimentit të IV (katër) të ushtrisë së Mbretërisë së Shqipërisë në Prishtinë, ishte kolonel Fuad Xhaferr Dibra, në këto dy luftëra nga komunat ishin dërguar vullnetarë të shumtë, të cilët nën udhëheqjen e komandantit të përgjithshëm të vullnetarëve të Mulla Idriz Gjilanit, kishin arrit fitore.
Kufiri i Kosovës Lindore mbështetej nga mbrojtja e nënprefekturës së Gjilanit dhe të Ferizajt, mirëpo në fillim të nëntorit 1944, komandanti i regjimentit të IV (katër) të ushtrisë së Mbretërisë së Shqipërisë, koloneli Fuad Xhafer Dibra urdhëroi tërheqjen e ushtrisë nga kufiri Lindor, nga se Shqipëria Londineze kishte filluar një luftë qytetare në mes të forcave komuniste dhe balliste (të majta dhe të djathta).
Ai ftoi të gjithë kryetarët e komunave të Anamoravës në një takim në Gjilan dhe ua komunikoi urdhrin e qeverisë së Tiranës për tërheqjen e ushtrisë nga Kosova Lindore. Tërheqja e ushtrisë nga Kosova Lindore ishte e dhimbshme, nga se aty kishin dhënë jetën ushtarë të Shqipërisë Etnike, në mes të cilëve ishte i plagosur edhe komandanti Mulla Vesel Guta, pas njëzetë ditë qëndrimi në front, në vendin e quajtur Turi, në linja të frontit Llapashticë-Bujanoc.
Duke parë Partia Komuniste Shqiptare (PKSH-ja), të nxitur nga Lidhja Komuniste e Jugosllavisë (LKJ-ja), se forcat e djathta po gëzonin simpati në rritje të ndikimit nga anglo-amerikanët. Enver Hoxha e njofton Titon se oficeri britanik Pitër Kempi bëri dy vizita në Kosovë në dhjetor të vitit 1943, dhe në janar të vitit 1944, duke u përpjekur për organizimin e rezistencës kundër fashizmit, përmes tre vëllezërve (djemtë e Riza bej Kryeziut) kryeziu: Hasanit, Ganiut dhe Sahitit. Ishin ra në dakord (me Pitër Kempin, oficer anglez) për të gjitha përgatitjet dhe veprimet e përbashkëta.
Por pas intervenimit të LKJ-së, oficerit britanik i erdhi urdhri nga eprorët e tij, nga Ekzekutivi i Operacioneve Speciale për t’i ndërprerë kontratat me arsyetimin se partizanët komunistë jugosllavë po protestojnë kundër marrëveshjes, dhe se marrëdhëniet tona me partizanët jugosllavë janë me një rëndësi vendimtare.
Pas dhënies së urdhrit për tërheqje të ushtrisë nga kufiri Lindor i Kosovës nën pretekstin se në Shqipëri po bëhej luftë qytetare në mes forcave të majta dhe të djathta nga komandanti i regjimentit të IV të Ushtrisë së Mbretërisë së Shqipërisë, kolonelit Fuad Xhafer Dibrës, në Kosovë mbretëroi e keqja, terrori, vrasjet dhe ekzekutimet e njerëzve pa gjyq.
Disa ishin hyrë në Brigadën e VII Partizane të Shaban Haxhisë, duke menduar se ndoshta komunistët shqiptarë janë mbushur mend, e së paku do të realizojnë Rezolutën e Bujanit të 2 janarit 1944-tës, një pjesë tjetër bënte rezistencë që ishte në rrethana shumë të vështira, dhe pjesa tjetër u larguan nga vendi. Filluan likuidimet pa gjyq, si dhe burgosjet masive.
Mulla Xhema u pushkatua më 22 dhjetor 1944 në Gjilan nën Restoranin “Bojana ( sot)”, së bashku me kreun e Gjilanit, Aqif Tetovën, kufomat e të cilëve u humbën pa shenja.
Edhe Sylejman Xhemajl Imeri u dënua me burg, dhe u pushkatua pa gjyq në vitin 1944. Adem Guta, i cili iu kishte bashkuar Brigadës së VII, me denoncimin e komisarit Nazmi Kursanit, nën pretekstin se ka prishur vëllazërim-bashkimin me vëllezërit serbë, pushkatohet më 2 shkurt 1945, në Mramorak afër Kovinit të Vojvodinës. Muhabi Nuhiu u arratis, nga se nuk pajtohej që Kosova të mbetet nën Jugosllavi, por të zbatohet rezoluta e Bunjanit të 2 janarit të vitit 1944. U kap dhe u pushkatua nga pushteti jugosllav. Që të gjithë u pushkatuan pa gjyq.
Zahir Ahmet Mustafa, arrestohet më 01. 05. 1945 së bashku me shumë bashkëfshatarë të tij, si dhe të tjerë:
1.Adem Zenel Imeri, Sllatinë, dënohet me 20 vjet burg, vdes në burgun e Sremit.
2.Sherif Bafti Zeneli, Goshicë, dënohet me 5 vjet burg.
3.Jakup Jahir Sejdiu, Remnik, dënohet me 20 vjet burg.
4.Bafti Agush Hyseni, Sllatinë, dënohet me pushkatim.
5.Mexhid Shabi Sylejmani, Sadovinë e Jerlive, dënohet me pushkatim. 6.Zahir Ahmet Mustafa, Sllatinë, dënohet me pushkatim.
7.Vehbi Shaban Aliu, Sllatinë, dënohet me 4 vjet burg.
8.Liman Emin Sylejmani, Zllatar, dënohet me 8 vjet burg.
9.Zenel Musli Imeri, Sllatinë, dënohet me 9 vjet burg.
10.Tahir Xhemajl Imeri , Sllatinë, dënohet me 12 vjet burg, por lirohet me vendimin e Gjykatës ne 101/45, më 03. 09. 1945.
Marr nga Arkivi Shtetëror i Kosovës.
Zahir Ahmet Mustafa, fillimisht i arrestuar dërgohet në Gjilan, pastaj e transferojnë në Ferizaj, e më vonë në Prishtinë, ku në gusht të vitit 1945, dënohet me pushkatim, në emër të popullit jugosllav, i përbërë nga trupi gjykues; me vendimin e Gjykatës së Lartë Ushtarake të rrethit të Prishtinës, i kryesuar prej kapedan Radosha Gjurgjeviq, kryeshef i Shtabit të rrethit të Prishtinës, dhe anëtarë të Shtabit: Branko Gjorgjeviq dhe Mustafë Ramiqi. Ndërsa procesmbajtës ishte Amir Stojkoviq. Sekretar i Këshillit si dhe prokuror zyrtar i Gjykatës për Akuzë Muhamet Sadikoviq, i Korpusit Ushtarak në Ferizaj.
Nga Prishtina bartet në burgun e Pozheravacit në Serbi, pastaj transferohet në burgun e Nishit. Ai ishte i pathyeshëm, i pamposhtur edhe se ishte i mundur në burg. Kur Zahirit i lexuan vendimin për dënim me pushkatim dhe ja përsërisnin gardianet e burgut duke i bërë provokime, Zahiri në lojë e sipër të shahut me të burgosurit, as që u brengoste për këtë, thoshte shoku i burgut që ishte me të, Elmi Shehu nga Begraca, rrëfente Elmiu, edhe kur e falën nga pushkatimi dhe e kishin dënuar me dënim të përjetshëm, gardianët serbë të burgut i thoshin, shpëtove, por këtu do të vdesësh, ai ishte stabil si më parë, i pathyeshëm dhe thoshte: “s’bënë Perëndia çka thonë këta të ndyrë”.
Ai gjatë burgut në Nish ishte takuar edhe me Mertez Ibrahim Jakupin nga fshati i tij, aty gjatë muajve gusht-tetor, gjatë shëtisë së të burgosurve, ku kishte bërtiti Zahiri! “a ka këtu Sllatinë”? ishte lajmëruar shkurt Murtez Ibrahim Jakupi, “ngado ka Sllatinë”! Zahir Mustafën e transferojnë më vonë në burgun e Sremska Mitrovicës, ku aty e vuan dënimin deri në fund.
Zahiri për herë të tretë u dënua me 20 vjet burg, s’u nënshtrua kurrë as në burg, as gjatë jetës së tij pas burgut. Zahiri ishte një atdhetar para burgosjes, gjatë burgut, dhe pas vuajtjes së burgut. Ai i la përplot djem, vasha, nipa e mbesa. E përkujtojmë 100 vjetorin e lindjes së tij, duke u mbushur me plotë energji për ta vazhduar rrugën për ndërtimin e vendit. Lavdi veprës së tij, dhe gjithë gjeneratave të heronjve të kombit.