DYLON

Të mërkurën në UKZ, do të qëndrojë për vizitë një ekip nga James Madison University

Të mërkurën në UKZ, do të qëndrojë për vizitë një ekip nga James Madison University
Avatar photo Redaksia

Të mërkurën me 10.05.2017 në Universitetin “Kadri Zeka” do të qëndrojë për një vizitë një ekip nga James Madison University nga SHBA.

Ata fillimisht do të takohen me menaxhmentin e Universitetit të prirë nga rektori Bajram Kosumi, për te vazhduar me pas takimin me stafin e rregullt akademik dhe studentët.

Gjate vizitës të pranishëm do të jenë edhe drejtues të Universitetit të Ferizajit.

EkoHigjiena

Kjo vizitë ka për qellim shkëmbimin e informacionit midis JMU dhe Universitetit “Kadri Zeka” për të identifikuar interesat dhe mundësitë e përbashkëta për bashkëpunim.

Takimi me rektorët dhe menaxhmentin e Universitetit “Kadri Zeka” dhe atë të Ferizajit do të mbahet në zyrën e rektorit nga ora 09:00, kurse takimi me stafin e rregullt akademik do të mbahet në ora 09:15 në sallën A34.