“Ndjehem i privilegjuar që kam arritur marrëveshje me Gjilanin, një klub me shumë seriozitet dhe shumë vlera””, ka thënë futbollisti Baton Zabërgja i angazhuar tashmë së fundi në Sport Club Gjilani, një marrëveshje që e vesh futbollistin kuq e bardh për dy vitet e radhës, me mundësi të vazhdimit të kontratës.
Zabërgja shtoi se do të jep gjithçka nga vetja e tij për këto ngjyra dhe për t’i arritur objektivat që ka vendosur klubi.
“Tifozëve të zjarrtë “Skifterave” i’u premtoj angazhim maksimal dhe urojmë që së bashku të jemi në çdo sfidë. Evropa po na pret, kemi punë për të bërë, më pas do të vjen radha edhe për Superligën” ka thënë Zabërgja. /2LONLINE/