Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri takohet me Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Hoyt Yee
“Pata rastin dhe kënaqësinë të takoj për herë të parë Zëvendës Ndihmës Sekretarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës z. Hoyt Yee. Me z. Yee, u takuam në Ambasadën amerikane në Kosovë ku diskutuam miqësisht për zhvillimet politike në vendin tonë ka thënë Ymeri.
Ymeri ka thënë se ky është një takim i rëndësishëm në kuadër të ndërtimit të mëtutjeshëm të marrëdhënieve në mes të Vetëvendosjes dhe Qeverisë amerikane.