“Kënaqësi të bisedosh për situatën politike me deputetë evropianë të orientimit të njëjtë politik. Sot i takuam një delegacion të Parlamentit Frankofon belg me të cilët biseduam për situatën politike në Kosovë dhe Evropë”, ka thënë Visar Ymeri, kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje.
Delegacioni përbëhej prej: Jean-Charles Luperto, zëvendës kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Frankofon belg, deputet ne Parlamentin regjional valon dhe Kryetar i Komunës Sambreville,
Christophe Collignon, anëtar i Komisionit te Jashtëm të Parlamentit frankofon belg, shef i grupit socialist në Parlamentin regjional valon dhe Kryetar i Komunes Huy,
Francois Bontemps, Ambasador i Belgjikes për Kosove, Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni,
Jean-Louis Servais, i ngarkuar me pune ne zyrën e Belgjikës në Kosovë.
“Bashkë u dakorduam për bashkëpunim ndërpartiak si subjekte që i përkasim të njëjtit drejtim socialdemokrat në politikë”, ka thënë Ymeri.