DYLON

Musliu: Nuk është transparenca shqetësimi i opozitës, por synimi për të bllokuar bartjet buxhetore

Musliu: Nuk është transparenca shqetësimi i opozitës, por synimi për të bllokuar bartjet buxhetore
Avatar photo Redaksia

Arbër Musliu, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje ka thënë se opozita, e cila aktualisht përbën shumicën në Kuvendin Komunal, përsëri ka bojkotuar Kuvendin Komunal, duke u justifikuar me mungesën e transparencës por se, nuk është transparenca shqetësimi i saj, por më tepër synimi për të bllokuar bartjet buxhetore, të cilat përfshijnë projekte të ndryshme në proces.

Ai tha se janë, 2.5 milionë euro që duhen të bartën nga Kuvendi Komunal për projekte të ndryshme, investimet kapitale, programe dhe subvencionime e kategori të ndryshme.

EkoHigjiena

“Këto bartje buxhetore përfshijnë edhe pagat e punonjësve që tashmë janë rikthyer në punë, të cilët ishin në procese gjyqësore dhe për të cilët duhet të paguajmë 50% të pagës në vlerë prej 347 mijë euro”, ka thënë Musliu i Vetëvendosjes.  /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.