Ka ndërruar jetë sot këngëtarja e njohur me prejardhje nga Peja, Shahindere Bërlajolli, e ky lajm e ka mërzitur edhe doajenin e gazetarisë gjilanase, Nexhmedin Ymeri, i cili tha se lajmi se ajo ka ndërruar jetë është një lajm pikëllues.
“Vit i ikjeve të zonjave të mëdha… edhe një lajm pikëllues. Pas Nexhmije Pagarushës, Leze Qenës, Violeta Rexhepagiqit, për në amshim sot iku shoqja jonë e mirë, e madhja Shahindere Bërlajolli”, ka thënë Ymeri, transmeton Portali 2LONLINE.com
Ai tha se Shahindere Bërlajolli ishte soliste ndër të parat, e këngës artistike popullore, fituese e shumëfishtë e “Akordeve muzikore të Kosovës” dhe e shumë çmimeve të merituara!
“Ngushëllime fëmijëve të sajë, familjes në Pejë, Prishtinë, Gostivar e gjetiu, miqve të shumtë dhe adhurueseve të shumtë! Pusho e qetë, shpirti të bëftë dritë, SHANKA!”, ka ngushëlluar Nexhmediin Ymeri.