/2L ONLINE/ – Kryetari I Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri, duke komentuar aderimin e 250 qytetarëve në Lëvizjen vetëvendosje, Qendra në Gjilan ka thënë se kjo është edhe dëshmia edhe kushti i ndryshimit rrënjësor në Kosovë – kur bashkohemi në Lëvizje për ta fuqizuar konceptin politik që e fuqizon Republikën drejt sovranizimit e bashkimit.
“Mbrëmë në Gjilan u uruam mirëseardhje 250 qytetarëve që u aktivizuan rishtazi në Lëvizjen Vetëvendosje. Është kënaqësi e veçantë kur qytetarët e Republikës bëhen bashkë në Lëvizjen tonë e të tyren. Kjo është edhe dëshmia edhe kushti i ndryshimit rrënjësor në Kosovë – kur bashkohemi në Lëvizje për ta fuqizuar konceptin politik që e fuqizon Republikën drejt sovranizimit e bashkimit”, ka thënë Ymeri. /2L ONLINE/