Ylli nga Kosova, Milot Rashica me t’u rikthyer nga lëndimi ka shënuar gol në përballje ndaj Borussia Dortmundit.
Werder Bremen ka marrë një barazim me shumë vlera te Dortmund 2:2, në një ndeshje ku lojtari kryesor ishte Milot Rashica.
Reprezentuesi kosovar është vlerësuar lartë nga të gjithë për paraqitjen e tij, derisa ka zënë vend edhe në formacionin e javës.
Sportchau e ka futur në formacionin më të mirë të javës vushtrriasin, ku është së bashku me yjet tjerë si Sane, Coutinho, Thuram e Ibisevic.