Arbër Zeneli i mbush sot 24 vjet, një ditë pasi shkëlqeu në paraqitjen e tij të parë si titullar për klubin e ri Stade de Reims në Ligë 1 të Francës.
Kosovari e shënoi golin e tij të parë në fanellën e klubit franez, duke i ndihmuar Reimsit ta mposhtë 4:2 Montpellierin në një ndeshje të Ligë 1, ku edhe kontribuoi me një asist
E ditwlindjen Zenelit ia uroi edhe klubi i ri pwrmes njw dedikimi nw faqen zyrtare tw klubit.
“Sulmuesi më vendimtar dje, mesfushori i ri sulmues i Reims sot mbush 24 vjet. Urime ditëlindjen, Arbër!”, shkroi Reims në Facebook.
Futbollisti më i mirë i Kosovës për vitin 2018, udhëhoqi Perfaqesuesen e Kosoves drejt sigurimit të një vendi në play-off për kualifikime në Kampionatin Evropian 2020 dhe drejt promovimit në Ligën C të Ligës së Kombeve.