Valon Berisha tregoi paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Kosovës kundër Anglisë, derisa shënoi edhe dy gola të bukur.
Por, as kjo paraqitje fantastike si duket nuk e ka bindur trajnerin e Lazios, Simone Inzaghin, i cili për ndeshjen me SPAL-in e ka lënë në bankë rezervë Berishën.
Lazio u mposht nga SPAL 2-1, në një ndeshje në të cilën Valon Berisha qëndroi në stol për 90 minuta.
Ndryshe, Lazio e Valon Berishës është në vendin e tetë në tabelë, ku ka grumblluar katër pikë pas tri xhirove.