Futbollisti kosovar, Florent Muslija pritet ta pranoj ftesën për të veshur fanellën e Kosovës.
20 vjeçari është bindur që të luaj për ‘Dardanët’ dhe së shpejti do të jetë në dispozicion të trajnerit Bernard Challandes.
Megjithatë për shkak të procedurave ai nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjet e qershorit kundër Malit të Zi dhe Bullgarisë.
Muslija sivjet ka luajtur në Bundesligë më Hanover 96.