Yll Limani ka publikuar baladën e re të dashurisë, të titulluar “Harrom”. Kënga dhe teksti është punuar nga vet këngëtari, ndërsa shoqërohet nga një videoklip vërtetë artistik.
Një cift me vallëzim artistic gërshetojnë lidhjen e tyre, ku përmes gjestikulacioneve kuptohet se është një lidhje e vështirë me shumë izolime. Zingjiri në këmbët e valltares është kombinimi më i mirë i tekstit, i cili i këndon lirisë, ëndrrave dhe harresës.
Ylli do vazhdojë të na befasojë për të mirë, duke krijuar art dhe muzikë me shije.