Klubi i futbollit Gjilani ka bërë me dije se ka angazhuar futbollistin Yll Hoxha, i cili ka gjetur akordin me klubin për t’u angazhuar me fanellën kuq e bardhë për dy edicionet e radhës, me mundësi vazhdimi.
Hoxha luan në pozitën e anësorit të majtë, ndërsa te Gjilanit vjen nga radhët e KF Feronikelit.
“Të gjithë në SC Gjilan i dëshirojmë Hoxhës mirëseardhje në klub, duke i uruar suksese”, thuhet në njoftimin e klubit.
Përndryshe, dita e prezantimit të Yll Hoxhës me fanellën e Sport Club Gjilani, mbyllet me deklaratën e tij;
“ i kënaqur që gjendem në projektin e ri që ka nisur klubi, me synime dhe ambicie të qarta”.
“ Jemi këtu për të dhen maksimumin, duke mos u kursyer nga vetja”.
“Me angazhimin e të gjithëve do të luftojmë për realizimin e objektivave të ka vënë klubi”. /2LONLINE.com/