DYLON

Mbante armë në brez e në shtëpi, arrestohet nga policia

Mbante armë në brez e në shtëpi, arrestohet nga policia
Avatar photo Redaksia

Me date 8 qershor 2021, policia në Prizren kishte pranuar informacion se një qytetar mbante dhe ekspozonte armë në brezin e tij. Rasti kishte ndodhur në rrugën “Turgut Ozal” në Prizren. Shqetësimit të qytetarëve policia ju kishte përgjigjur menjëherë, duke e ndaluar të dyshimtin dhe gjatë kontrollit trupor ju kishte gjetur një armë e tipit pistoletë.

Hetuesit policor pas gjetjes së armës dhe ndalimit të personit të dyshimtë, informuan prokurorin e Shtetit nga i cili morën autorizim për kontrolle edhe në shtëpinë e personit të dyshimtë.

EkoHigjiena

Gjatë zbatimit të urdhër-kontrollit, policia gjeten ne posedim të personit të dyshimtë edhe të dy armë tjera të tipit pistoleta së bashku me municionin përkatës.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan gjithsej tri armë pistoleta, 50 fishek kalibër 6.35 mm, 26 fishek kalibër 7.65 mm, 15 fishek kalibër i panjohur, 19 fishek të pistoletës me gaz dhe 1 fishek me mbishkrim 9×17.

Për veprën penal mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve u ndalua i dyshimti A.Xh i lindur në vitin 1994, i cili më aktvendim të prokurorit të Shtetit ndalohet në mbajtje në afat prej 48 orë.

Me rastin po merren hetimet rajonale në Prizren.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.