Xhudistja, Laura Fazliu ka fituar medaljen më të rëndësishme në karrierën e saj. Xhudistja kosovare fitoi të bronztën në kampionatin botëror për junior (U-21), që po mbahet në Marrakech të Marokut.
Fazliu në luftën për të bronztën përmes repesazhit mposhti me Ippon Renata Zachovan e Republikës së Çekisë, kategoria -63 kg.
Garuesja jonë fitoi pesë luftëra, ndërsa pësoi një humbje në çerekfinale.
Botërori i juniorëve shërben edhe për pikë Olimpike Tokio 2020. Urime Laurës dhe gjithë komunitetit të xhudos.