Xhudistët e Kosovës tashmë janë në Japoni, ku do të marrin pjesë në Kampionatin Botëror “Tokyo 2019”.
Dhe, xhudistët kosovarë janë pritur si heronj nga tifozët në Japoni me të mbërritur në shtetin aziatik, ku do të mbahet ky kompeticion prestigjioz.
Kosovën në këtë garë do ta përfaqësojnë pesë garues: Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Loriana Kuka e Akil Gjakova, të cilët ishin të shoqëruar nga trajneri Driton Kuka.
Botërori i xhudos do të fillojë më 25 gusht dhe do të mbyllet më 1 shtator.