Xhevat Demiri, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), në seancën e sotme të Kuvendit Komunal, ka kërkuar që në këtë organ të trajtohet çështja që ka të bëjë me COVID-19, pasi situata është alarmante, transmeton 2LONLINE.com.
Demiri i cili është edhe mjek – infektolog, ka thënë se gjendja me COVID-19 është e rëndë. Ai ka bërë me dije se ka vizituar QKMF-në në Gjilan, ka takuar drejtoreshën e këtij institucioni dhe ka parë angazhimet që bëhen aty, por edhe kushtet me të cilat punohet, duke përmendur madje edhe faktin, që sipas tij është nonsens, ku drejtoresha nuk ka as veturë, edhe pse ajo duhet të dali të vizitojë qendrat tjera.
Demiri tha se Kuvendi duhet të debatojë mbi këtë çështje, sepsem derisa situata është e rëndë, spitalet e ordinancat janë plotë, për këtë çështje po flasin njerëz jokompetentë.
“Virusi po vret, përfundojë fjalën e tij”, Xhevat Demiri, anëtar i Kuvendit Komunal të Gjilanit nga radhët e AAK-së. /2LONLINE.com/