DYLON

Gjilani po i pret rezultatet për 349 mostra për COVID-19

Gjilani po i pret rezultatet për 349 mostra për COVID-19
Avatar photo Redaksia

Komiteti i Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, nën udhëheqjen e drejtorit të Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka mbajtur mbledhjen e radhës për vlerësimin e situatës me virusin.

Drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili, ka bërë të ditur se 349 mostra janë në pritje në këtë komunë për rezultat të testit për COVID-19.

Në emër të Komitetit, ai ka apeluar të gjithë qytetarët dhe bizneset që t’i respektojnë rekomandimet për parandalimin e përhapjes së virusit, që është bartja e maskave, mbajtja e distancës dhe higjienës personale.

EkoHigjiena

Gjendja e përgjithshme në Gjilan është si vijon: 1707 raste pozitive në total, 1270 të shëruar, 380 raste aktive, 57 të vdekur, 39 të hospitalizuar dhe 349 mostra në pritje për rezultat. /2LONLINE.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.