Ditë më parë, një kontingjent i FSK-së, me urdhër të komandantit të FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Ramës udhëtoi për në Republikën e Shqipërisë për të ndihmuar Shqipërinë në sanimin e pasojave pas vërshimeve. Batalioni i Xhenios i FSK-së, në Shqipëri, filloi ngritjen e urës mobile “Mabey Johnson” në fshatin Zemlak të prefekturës së Korçës.
Xhenierët e FSK-së, vazhdojnë me sukses punimet në ngritjen e urës, dhe me intensitet të shtuar në ndërtimin e urës që do të jetë në shërbim jo vetëm të banorëve të fshatit por edhe të banorëve të zonës. Operacioni është duke u realizuar pa ndonjë problem, kurse pjesëtarët e FSK-së, janë duke dhënë maksimumin në ndërtimin e kësaj ure në afatin sa më të shkurtë kohorë.
Mbështetja e xhenierëve të FSK-së, nga Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, po ashtu edhe nga prefektura e Korçës, janë në nivelin më të lartë.