Tabelat e reja me emërtime të rrugëve në Komunën e Gjilanit jo rrallë herë vendosen pa gabime. Edhe kjo tabelë e re me emërtim të një rruge në Gjilan, nuk përkon me tabelën e vjetër.
Derisa në tabelën e re kjo rrugë mbanë emrin “Xhavit Ajvazi”, në anën tjetër, vendosur në mur, mund të shihet tabela e vjetër e kësaj rruge me emrin “Xhevat Ajvazi”.
Tani Xhavit apo Xhevat, kjo është çështja!
Si duket, Komuna nuk e bënë punë të madhe çështjen e një apo dy shkronjave…!
Ndërkohë që ankesa të qytetarëve ka pasur edhe për tabela tjera, për disa rrugë, ku emërtimet janë shkruar gabimisht, si bie fjala në rastin e mposhtëm, me tabelën “Xhon Buzuku!”