Mos lejoni që njerëzit më të kaluar kriminale të iu udhëheqin

Mos lejoni që njerëzit më të kaluar kriminale të iu udhëheqin

A ka në këtë vend njeri i cili merret me punët e shtëpisë, shtetit, në këtë Kosovën tonë të dashur. Secili që zgjohet në mëngjes ka me tregu për politikën ndërkombëtare, për bisedat e Thaçit, Ramushit, Veselit etj.

Shkruan: Izmi Zeka

Nuk besoj që ka vend në botë që shumicën e kohës e kalojnë qytetarët vetëm me tema të mëdha, e punët e vogla apo siç i quaj unë të shtëpisë nuk i kanë të rregulluar.

Ndaluni more shikoni rrugët, infrastrukturën, gjykatat, prokuroritë, Komunat se sa bëjnë punë dhe ku janë rezultatet e tyre. Leni politikat e mëdha se ka kush merret me to. Njerëzit paguhen për ato punë.

Kërkoni llogaridhënie për zhvillimin e vendit, integrimet, prosperimin dhe mirëqenien tonë shtetërore. Kur ne jemi të fuqishëm brenda shtetit si në aspektin ekonomik, juridik atëherë edhe respekti i shtetit më të ri është më i madh nga shtetet tjera.

Shikoni oborrin tuaj, komunën tuaj dhe qeverinë tuaj. Çka bëjnë, si veprojnë ku janë rezultatet e prekshme etj. Bëni presion që të ketë shtet ligjor e pa dallime.

Mos lejoni që njerëzit më të kaluar kriminale të iu udhëheqin.

Ata që janë zhytur në krim, korrupsion, krim të organizuar mos lejoni që të ua bëjnë politikat shtetërore. Shteti është i yni. Nesër do të na mallkojnë gjeneratat që vijnë.

Nuk ka pardon me dinjitetin dhe frymimin demokratik të shtetit të Kosovës. Kthehuni te gjaku i derdhur, te nënat që ende loti nuk iu ka tharë te varrezat e dëshmorëve, atëherë vendosni se si duhet të veprohet.

Mos e pritni gjykimin e historisë.

Ky artikull nuk pasqyron qëndrim editorial të redaksisë! Për më tepër, ju lutem lexoni kushtet e përdorimit.

KOMENTE