Xhandarmëria serbe në orët e hershme të mëngjesit ka vrarë me armë zjarri një mashkull, shtetas i Norvegjisë. Siç njoftonte korrespodenti i portalit informativ Titulli, ngjarja ka ndodhur në afërsi të stacionit hekurudhorë, në ‘Tasjan’ të Preshevës, ku edhe gjendet baza e Xhandarmërisë serbe.
Deri te gjuajtja në drejtim të këtij shtetasi erdhi, pasi ‘norvegjezi’ kishte sulmuar me mjete të forta një pjesëtar të xhandarërisë , me çrast edhe i kishte rrëmbyer armën duke tentuat të largohet nga vendi i ngjarjes.
Titulli ka mësuar se gjatë momentit të arratisjes sulmuesi me automatikë ka gjuajtur veturën e policisë kufitare.
Pjesëtarët e xhandarmërisë kanë tentuar që ta arrestojnë pa rezistencë, mirëpo sulmuesi nuk ka dashtë të dorëzohet, me çrast edhe pjesëtarët e kësaj njësie elitare e kanë vrarë këtë shtetas të huaj, disa metra larg bazës së Xhandarmërisë.
Shtëpia e shëndetit në Preshevë vetëm se ka konfirmuar vdekjen e personit, identiteti i të cilit deri tani mbetet i panjohur.
Korrespodenti i Titullit ka tentuar të mësoj për sulmuesin norvegjez, kombësinë e vërtetë të këtij shtetasi të huaj, mirëpo diçka e tillë ka qenë e pamundur të mësohet deri në këto momente.