/2L ONLINE/ – Këshilli i Bashkësisë Islame në Gjilan, në bazë të vendimit të marrë nga Kryesia e Bashkësisë Islame e Kosovës që me datë 12.08.2016 pas namazit të xhumasë të tubon ndihma materiale për të prekurit nga vërshimet në Maqedoni, xhumanë e shkuar ka tubuar një shumë modeste nga të gjitha xhamitë e Komunës së Gjilanit.
Shuma e tubuar 15.062 euro është transferuar në llogarinë e Bashkësisë Islame të Kosovës. Pas përfundimit të aksionit nëpër të gjitha xhamitë e Kosovës, BIK do të bëjë publike edhe shumën e tubuar nga të gjitha xhamitë.
“Këshilli I Bashkësisë Islame në Gjilan falënderon të gjithë xhematin i cili ka kontribuar në këtë aksion duke e lutur Allahun xh.sh që t’i shpërblejë për kontributin e tyre, thuhet në njoftimin e KBI-së në Gjilan. /2L ONLINE/