Arsenali po kalon në një moment shumë të keq si me rezultate ashtu edhe me disiplinë. Trajneri Unai Emery ka probleme me Mesut Ozil, por tani i është shtuar edhe Granit Xhaka.
Ylli shqiptar bëri një gjest të pahijshëm në ndeshjen kundër Crystal Palace, ndeshje qe po shenonte rezultati 2:2, pas epersise se Arsenalit prej 2:0.
Xhaka u fishkëllua nga tifozët derisa po zëvendësohej, pasi po ecte shumë ngadalë.
Xhaka pasi iu është drejtuar tifozëve me gjeste fyese, ka hedhur shiritin e kapitenit ne toke dhe ka zhveshur fanellën për t’u drejtuar menjëherë në dhomat e zhveshjes.
Pas këtij veprimi, mesfushori i Zvicrës mund të dënohet shumë rëndë.
Atij pritet t’i merret shiriti i kapitenit, të mbetet në stol ose jashtë fushave për një kohë të gjatë dhe të sanksionohet në pagë ose me një dënim me para.