Në vigjilje të ndeshjes së yjeve ndërmjet ekipit të Granit Xhakës dhe atij të Milot Rashicës kanë folur edhe protagonistët e ndeshjes.
Protagonisti i ndeshjes që përfundoi 4:4, Granit Xhaka që ishte kapiten i skuadrës së tij, ndër të tjerash foli edhe për “shqiponjën” e bërë pas realizimit të golit në duelin me Serbinë në Kampionatin Botëror.
“Nuk ishte një ndeshje e zakonshme. Në ndeshje pata shumë emocione dhe pas realizimit të golave u hupa krejt (qeshet). Nuk ishte diçka e planifikuar por doli e bukur. Fitorja ishte për Zvicrën dhe krejt shqiptarët”, deklaroi Xhaka.
“Një biznesmen shqiptar nga Amerika na ka paguar dënimin, faleminderit shumë”, deklaroi Xhaka.