Referuar mediave gjermane skuadra italiane Milan ka vendosur në radarë lojtarin me origjinë kosovare, Granit Xhakën që aktualisht aktivizohet në radhët e Borussia M’Gladbach. 21-vjeçari do të ishte një përforcim shumë i mirë në mesfushën e ekipit të Allegrit. Xhaka, i cili ka dhe 4 vjet kontrate me klubin gjerman, në merkaton e verës është kërkuar dhe nga Interi e Lazio.