DYLON

Faqen e zezë të dr.Bajramit dhe menaxhmentit nuk mund të ia pastrosh ti z. Zëdhënës!

Avatar photo Redaksia

Dr.Zijadin Hasani, shef i R. Pediatrisë, përgjigje ndaj shkrimit te zëdhënësit dr.Selamiu! (shih shkrimin: Të pavërtetat dhe shpifjet e një mjeku)

(2LONLINE) – Sa poshtë paska ra katundi,nuk e kam ditur që dr. Bajrami paska zëdhënës  personal, sa çudi ai si një person i nivelit të lartë nuk paska kohë të përgjigjet me nja dy fjalë bile. Së pari, dr.Selami, nëse ke harru, spitali nuk është degë e PDK dhe si mundë ta turpërosh veten duke tentuar ta mbrosh një gjë që nuk mund të mbrohet. Po ti, si zëdhënës që je, nëse të ka interesuar e vërteta, pse nuk erdhe ,nëse jo mendimin tim, atëherë, ti pyesësh, drejtoren  klinike , kryeshefin e  departamentit  nëna –fëmijë, të cilët erdhën në repart dhe në lidhje me shkuarjen tonë në Prishtinë ,u sqaruam dhe për shkak që simpoziumi ishte një ditor, morëm miratimin e tyre  dhe  do të duhej që Ti (zëdhënës) dhe dr.Bajrami  ta respektoni atë, si pjesë të udhëheqjes spitalore. Pra  z. zëdhënës, dr.Bajrami, nuk ka pasur mbëhi  të ndërhyj këtu, por smirëzillëku i tij ka dominuar. Me sugjerim  kryeshefit të DNF ,unë  shkova te  dr.Bajrami për t’ia sqaruar  mosmarrëveshjen që u krijua, por ai u soll aq në mënyrë morbide  saqë nuk mund ta përshkruaj me fjalë.

EkoHigjiena

Po të mungojnë të pavërtetat dhe shpifjet  që në titull i shkrove z .zëdhënës, ku janë ato, mos harrove ti shkruash. Sipas shkrimit tënd, po del se dhe ti qenke  në grupin për shantazhit të kolegëve, meqenëse po e përmend  komisionin disiplinor. Z. Zëdhënës, pyeti dy juristët e spitalit, a shkruhet ndaj kujtdo qoftë fletëparaqitje për shkak të reagimit, mospajtimit . Ti dhe udhëheqja e spitalit  e kini gojën plotë ligjshmëri, pse nuk i respektoni rregulloren dhe statutin e spitalit, pse z. Zëdhënës nuk i respektoni  bile anëtarët e PDK  që udhëheqin  spitalin, pse ky injorim i pashembullt ndaj kryeshefit  të dep. nëna fëmijë, drejtorit klinik. Këso lloj ndjekjesh, shantazhimesh vetëm  këtu mund të bëhen, s’mund ti gjesh as ne Bjellorusi, Kubë a Kinë.

Shumë komike z. Zëdhënës, po më dhimbsesh, po të kuptoj fare mire se  duhet ti zbatosh urdhrat e personit “me një nivel te lartë”, mbase dhe më gjerë. Shpifjet, të pavërtetat  po i thua Ti z. Zëdhënës  në emër  të spitalit, duhesh të kesh turp. Vërtetë unë  kam marrë detyrën e shefit në pediatri, por për ti rregulluar raportet  aty, këtë e di fare mirë edhe ti dhe për këtë flasin , që është më me rëndësi personeli, pacientët.

Ne fund,z. zëdhënës, mos u brengos aq shumë, i mbrojturi yt, mbase do te bëhet “me nivel te lartë”, por mos e ka zanë vona pak. /2lonline/

Dr.Zijadin Hasani, i  akuzuar  për shkak të reagimit,