Mesfushori kosovar me pasaportë zvicerane, Granit Xhaka ka pasur një sezon të mirë dhe ka zgjuar interesimin e Interit.
Ka qenë televizioni shtetëror i Zvicrës, RSI që ka konfirmuar se Xhaka pritet t’i bashkohet Interit në verë. Me ardhjen e Antonio Contes në krye të skuadrës, Xhaka është bërë një objektiv i gjigantit italian.
Neroazzurët po mendojnë të ofrojnë rreth 55 milionë euro për transferimin e prishtinasit në Giuzeppe Meazza.
26-vjeçari iu bashkua Arsenalit në verën e vitit 2016 nga Borussia Moenchegladbach për 45 milionë euro dhe ka kontratë deri në vitin 2023.
Këtë edicion Xhaka ka luajtur 40 ndeshje në të gjitha garat për Arsenalin ku ka shënuar katër gola dhe ka bërë pesë asistime.