Mesfushori nga Kosova, Taulant Xhaka, ka reaguar pas ngjarjeve të fundit te Kombëtarja dhe fjalëve të trajnerit, Edi Reja në konferencën për shtyp.
Mesfushori kuqezi është shprehur se nuk e ka refuzuar kurrë Kombëtaren dhe jep gjithçka për flamurin.
“Nuk e kam refuzuar kurrë Shqipërinë! Unë për flamurin kuqezi kam dhenë gjithçka! Nuk është e vërtetë që kam refuzuar të vijë. Jam i dëmtuar dhe kjo është arsyeja”, deklaroi mesfushori i Baselit.
Kujtojmë se futbollisti nuk është paraqitur në grumbullim, për shkak të problemit muskulor.