Sipas „Kicker“, 22-vjeçari ka lënë prapa dyshen e Bayernit, Philipp Lahm dhe Xabi Alonso. Granit Xhaka me paraqitjen e shkëlqyeshme në stinorin vjeshtor të këtij edicioni në Bundesligë ka siguruar vendin e pestë, si lojtari më i mirë si mesfushor mbrojtës (defensiv) nga gazeta ‘Kicker’, transmeton albinfo.ch,
Sipas redaksisë „Kicker“, 22-vjeçari ka lënë prapa dyshen e Bayernit, Philipp Lahm dhe Xabi Alonso.
Graniti shkëlqeu edhe në fazën e grupeve të Ligës së Evropës. Për mesfushorin kosovar të Zvicër ky është sezoni më i mirë me Borussia Monchengladbachut në Bundesligën gjermane.