DYLON

Kosovë-Serbi, ende pa marrëveshje për policat e sigurimit

Avatar photo Redaksia

Marrëveshja për lëvizje të lirë dhe njohjen e policave të sigurimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka qenë e paraparë të hyjë në fuqi në janar të këtij viti, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kështu thotë Rrahim Pacolli, udhëheqës i bisedimeve teknike në fushën e sigurimeve në Bruksel. Ai në një postim në rrjetin social ka shkruar se në takimin e fundit që është mbajtur në Bruksel në muajin dhjetor, pala serbe nuk u pajtua me disa pika të marrëveshjes, e si rezultat i kësaj mbeti të mbahet takim tjetër.

”Ju rikujtoj se me arritjen e marrëveshjes qytetarët e Kosovës nuk kanë nevojë për pagesa shtesë në pika kufitare, por mund të udhëtojnë me policë sigurimi TPL + , e cila aktualisht mbulon Maqedoninë dhe Shqipërinë, e me arritjen e marrëveshjes do të mbulojë edhe Serbinë, pa ndryshim te tarifave”, thotë ai.

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.