Trajneri i Arsenalit, Unai Emery ka vendosur Granit Xhaken kapiten zyrtar të klubit. E mesfushori i Arsenalit, Granit Xhaka ka pranuar që është krenar për këtë arritje.
Shqiptari që po luan për kombëtaren e Zvicrës, ka shumë mbështetës dhe të tillë që ja din vlerën në fushën e blertë.
“Jam shumë krenar. Jam shumë i lumtur që nga koha kur erdha këtu, kisha shumë eksperiencë në kombëtaren e Zvicrës, ndërsa në Gjermani isha lider gjithashtu. Kur erdha këtu ishin shumë lojtarë të mirë, ishte hap i madh që të isha një ndër kapitenët. Ndërsa tash jam kapiteni zyrtar dhe kjo gjë më bën shumë krenar”, deklaroi ai.
Arsenali pas fitoren ndaj Standard Ligue, të dielën luan ndaj Bournemouth.