Legjenda e Barcelonës, Xavi Hernandez, ka njoftuar se do të pensionohet nga futbolli i luajtur profesionist në fund të këtij sezoni.
Pasi fitoi shumë trofe me Barcelonën, po ashtu edhe me Al Sadd dhe përjetoi shumë net magjike – Xavi ka vendosur t’i varë atletet. Ai ka bërë 767 paraqitje me Barçën dhe ka shënuar 85 gola, ndërsa me Al Sadd numëron 112 paraqitje dhe ka realizuar 25 herë.
Mesfushori aktualisht luan në Katar për Al Sadd, ku u transferua në vitin 2015 duke lënë La Ligan pas shumë vitesh.
Sido që të jetë, 39-vjeçari, ndjen se është koha që te largohet.
“Ky është sezoni im i fundit si lojtar, por mezi pres se çfarë do të më sjell e ardhmja si trajner”, u shpreh Xavi, duke konfirmuar se do të bëhet trajner.